Një spital i Teksasit në të cilin mesatarisht lindin 16 fëmijë në ditë, ka arritur në 107 foshnje të lindura në një total prej 91 orësh.
Spitali gjinekologjik, tha se numri i lindjeve të shumta ndodhën fillimisht më 24 qershor, kur erdhën në jetë 52 foshnje, në një periudhë kohe prej 47 orësh.
Lindjet tjera u bën më 28 qershor, pasi erdhën në këtë botë 55 fëmijë në vetëm 44 orë.
“Ndërsa Spitali Gjinekologjik – Andrews njihet si një spital me vëllim të lartë, fluksi i lindjeve u konsiderua i rrallë dhe i jashtëzakonshëm”, thanë Baylor Scott dhe White Health në një njoftim për shtyp.
“Spitali mesatarisht ka rreth 16 lindje në ditë dhe mirëpriti gati 6,000 foshnje në vitin 2020, duke përfshirë 100 grupe binjakësh dhe dy grupe trinjakësh”.
Spitali tha se emrat më të njohur për djemtë e lindur gjatë periudhës së fundit ishin “Atlas” dhe “Daniel”, ndërsa emri më i popullarizuar për vajzat ishte “Gianna”.
\RTV-Okarina\