Një burrë kinez është ribashkuar me djalin e tij pas një kërkimi 24-vjeçar që e pa atë të udhëtonte mbi 500 mijë kilometra me një motor në të gjithë vendin.
Djali i Guo Gangtang ishte rrëmbyer në moshën dy vjeçare nga trafikantët e qenieve njerëzore para shtëpisë së tyre në provincën e Shandong, raporton BBC.
Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës, policia ishte në gjendje të gjurmonte identitetin e djalit të tij duke përdorur testimin e ADN-së. Dy të dyshuar më vonë u gjurmuan dhe u arrestuan, tha një raport i Global Times.
\RTV-Okarina\