Presidentja Osmani sot viziton komunën e Deçanit

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka konfirmuar vizitën në qytetin e Deçanit, pas situatës së krijuar atje,  ku rreth 900 persona dyshohet se janë helmuar nga uji.

Në njoftimin e presidencës thuhet se ajo do të shkojë në Deçan rreth orës 15:00.

 

 

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani viziton komunën e Deçanit”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në kërë komunë.

E së fundmi nga kjo QKMF, është konfirmuar se rreth 900 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.