Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 260 mijë e 955 persona.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 6 mijë e 361 persona.
Dozën e dytë e kanë marrë 67 mijë e 578 persona.
IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë raste të reja me COVID-19, derisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar gjashtë persona.
Ndërkaq si të dyshuar për Sars-COV-2 janë testuar 1 mijë e 50 persona.
Raste aktive që janë duke u trajtuar nga koronavirusi në Kosovë janë 132.
\RTV-Okarina\