ATK-ja paralajmëron që do ti rikthehet grevës

 

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka njoftuar se do të rifillojnë grevën, pasi Ministria e Financave nuk i ka marrë për bazë kërkesat e tyre, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

“Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave dhe pas ripërsëritjes së dërgimit të shkresës së fundit, me datë 9 qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e mërkure, me datë 14 korrik 2021, do të vazhdojë grevën e pezulluar të datës 20 maj 2021. Greva do të fillojë nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

 

Krijimi i kushteve të punës, propozim-ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake) janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.

Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

 

\RTV-Okarina\