Sot duke filluar nga ora 14:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kështu kanë njoftuar nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit, shkruan Indeksonline.
1.Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Përgatitjet për Seancë plenare:
1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.Pyetjet parlamentare,
3.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),
6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021,
7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,
8.Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,
9.Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
10. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
11. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
12. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.
3.Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Mediat mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes.
\RTV-Okarina\