Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.
Raste aktive mbeten 132.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.
Deri më sot 67.578qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
\RTV-Okarina\