Pas dorëheqjes së Ilir Veliqit, zgjedhet kryetari i ri i klubit KF-Drenica

 

Pas dorëheqjes së kryetarit të klubit KF-Drenica z. Illir Veliqi, tani është zgjedhur edhe kryesia e re e klubit, e cila nevojitet për menaxhimin e vazhdueshëm të klubit.

Zgjedhja e organeve të reja udhëheqëse është bërë në prani të kryetarit të komunës, Bekim Jashari.

Kryetari i ri i klubit, Mustafë Bajraktari e pranoi detyrën nga kryetari i deritanishëm, Ilir Veliqi.

Kryesia e re klubit do të përbëhet nga 21 anëtarë, të cilës do t’i prijë, biznesmeni nga Skenderaj, Mustaf Bajraktari. Në kryesi, tashmë janë edhe shumë biznesmen dhe sportistë të njohur si në Skenderaj por edhe jashtë qytetit tonë, që do t’i ndihmojnë klubit në financim dhe organizim.

 

 

Përveç kryetarit Bajraktari, nënkryetar janë emëruar, Bastri Mehmeti dhe Rexhep Birinxhiku, ndërkohë që drejtor sportiv është emëruar ish-futbollisti dhe ikona e klubit të Drenicës, Besim Bajraktari. Gjithashtu, drejtuesit e klubit shumë shpejt do të emërojnë edhe shtabin teknik i cili do t’i prijë Drenicës në edicionin e ri të garave 2021/2022.

 

Kjo është kryesia e zgjedhur:

 

  1. Mustaf Bajraktari, kryetar
  2. Bastri Mehmeti, nenkryetar
  3. Rexhep Birinxhiku, nenkryetar
  4. Ilir Osaj, anëtar
  5. Afrim Gashi, anëtar
  6. Hajrullah Lushtaku, anëtar
  7. Visar Musliu, anëtar
  8. Hamzë Derguti, anëtar
  9. Mustaf Syla, anëtar
  10. Bedri Zenullahu, anëtar
  11. Adem Aliu, anëtar
  12. Ismet Mustafa, anëtar
  13. Musa Hajdari, anëtar
  14. Avdi Tahiraj, anëtar
  15. Safet Sinani, anëtar
  16. Enver Mulaj, anëtar
  17. Fiadim Imeri,anëtar
  18. Haradin Deliu, anëtar
  19. Musa Murtezaj, anëtar
  20. Besim Bajraktari – Drejtor Sporti
  21. Granit Koci – Sekretar.