8 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,422.

 

 

Raste aktive mbeten 149.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19.