Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e ish-kruet të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e ndarjes nga jeta të babait, Fazli Veseli.
Haradinaj me këtë rast ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare.
“Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”. Sot, ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.