Krasniqi fillon takimet e para si kryetar i partisë, e shoqëron Vlora Çitaku

 

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka nisur takimet në cilësinë e kryetarit të këtij subjekti.

Sot ai ka pritur mysafir dy veprimtarë të shquar të cështjes kombëtare, udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj, të cilët,  sipas Krasniqit, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën.

 

 

Postimi i plotë i Krasniqit:

Ishte nder i veçantë që në takimin e parë si Kryetar i PDK-së t’i kem mysafirë dy veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj, të cilët, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën.

Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme. Për krijimin dhe mbajtjen e këtyre raporteve speciale me SHBA-të dhe aleatët tanë perëndimorë, merita të veçanta ka mërgata jonë.

 

 

Si Kryetar i PDK-së, do të ruaj dhe zhvilloj më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit me të gjitha organizatat e diasporës sonë, dhe do të punoj për fuqizimin e rolit të diasporës në vendet ku jetojnë, duke krijuar edhe hapësirën e nevojshme për ta në të gjitha nivelet e jetës politike e ekonomike në Kosovë.

\RTV-Okarina\