Asnjë i vdekur dhe vetëm 3 raste pozitive me Covid në Kosovë

 

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm tri raste pozitive me Covid-19 nga 1.105 testime të kryera.

Në këtë periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

 

Pesë persona janë shëruar, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 105.381.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.800 raste pozitive, 2.261 vdekje dhe janë kryer 680.360 teste.

Numri i rasteve aktive është 158.

 

\RTV-Okarina\