Ministria Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me COVID-19 dhe janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sipas njoftimit, 8 pacientë janë shëruar nga coronavirusi. Ndërkaq numri i të shëruarve ka arritur në 105 mijë e 353.
Po ashtu, MSH njofton se në Kosovë janë edhe 172 raste aktive me COVID-19.