Jashari priti në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” një grup të grave nga Juniku

 

Sot, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”, ka bërë të ditur që ka pritur një grup të grave nga Juniku, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, të cilat kanë bërë homazhe pranë varreve te të rënëve të familjes Jashari.

 

 

“Sot, jam i lumtur që roli i grave në shoqërinë tonë po avancohet për çdo vit, por angazhimi ynë i përbashkët në ndalimin e diskriminimit në baza gjinore dhe avancimin e pozitës së grave në vendimmarrje dhe çasje të barabartë në trashëgimi nuk duhet të ndalet ansjëherë.”, shkruan mes të tjerash kryetari Jashari.

 

 

Postimi i plotë:

“Sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, prita një grup të grave nga Juniku, të cilat bënë homazhe para varreve të të rënëve të familjes Jashari.

Drejtorë, asambleistë, familjarë të dëshmorëve  e përfaqësues të shoqatave të ndryshme, me vizitën e tyre në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, dhanë një shembull të mirë të respektit e mirënjohjes ndaj të rënëve në veçanti dhe historisë sonë të lavdishme në përgjithësi.

 

 

Me këtë rast duke i falënderuar për vizitën deklarova që gruaja shqiptare pavarësisht sfidave të shumta dhe mos emancipimit si pasojë e patriarkalizmit gjatë historisë sonë ishte shtylla e familjes dhe shoqërisë, ajo rriti e edukoi me frymën patriotike djemtë dhe vajzat më të mira që me luftën e tyre heroike sollën Lirinë që sot po e gëzojmë.

Sot, jam i lumtur që roli i grave në shoqërinë tonë po avancohet për çdo vit, por angazhimi ynë i përbashkët në ndalimin e diskriminimit në baza gjinore dhe avancimin e pozitës së grave në vendimmarrje dhe çasje të barabartë në trashëgimi nuk duhet të ndalet ansjëherë.”

 

\RTV-Okarina\