Lidhjet transatlantike dhe kthimi i sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor do të jetë tema e një paneli të nivelit të lartë që do të mbahet sot në Ohër në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare të “Forumin të Prespës për Dialog”.
“Rivendosja e sinergjisë në mes BE-SHBA drejtë Ballkanit Perëndimor” është titulli i panelit, i cili do të hapet nga presidenti Stevo Pendarovski, pasuar nga fjalimet nga presidentët e Malit të Zi dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviq dhe Borut Pahor, ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazia Filip Riker, komisionari i BE-së Johanes Han.
Në këtë panel merr pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrai i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe do të drejtohet nga kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Zbignjev Rau, ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Aleksander Shalenberg, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.
\RTV-Okarina\