Sot hidhet shorti për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

 

 

Sot organizohet hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se sot do të organizohet hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, AKK’ja ka bërë me dije se hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë public do të bëhet Konform Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.

 

\RTV-Okarina\