Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se prej sot mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare.
Ai u shpreh se me marrëveshjen mes BQK-së dhe BKS-së, do të kursehen mbi 3 milionë euro.
Postimi i plotë:
Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro.
Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejt.
Mirësevini bashkatdhetarë!