Sot janë konfiskuar 1,200 litra pije “Coca Cola” të kontrabanduara në Regjionin e Mitrovicës.
Kështu kanë konfirmuar nga Dogana e Kosovës.
“Në regjionin e Mitrovicës, Njësitet Anti-kontrabandës të Doganës se Kosovës kane arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një Automjet Transportues / Furgon I cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar / Pije joalkoolike në sasi prej 1200 Litra. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës.