Hoxhaj tregon cili do të jetë roli i Vlora Çitakut në parti

 

Enver Hoxhaj ka thënë se Vlora Çitaku do të jetë anëtare e ardhshme e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Hoxhaj ka treguar se a do ta kishte në ekip Vlora Çitakun nëse ai do të kandidonte për kryetar të PDK-së.

Ai ka thënë se Çitaku do të jetë anëtare e kryesisë së PDK-së.

“Vlora Çitaku do të jetë anëtare e kryesisë së PDK’së. Unë me të jam takuar para 4 orësh”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje ai është pyetur se a do ta ketë në ekip Çitakun nëse kandidon për kryetar të PDK’së.

“Nuk mund të jesh kandidat pa e ditur se cilat do të jenë figurat kyçe që do të jenë pjesë e partisë. Zonja Çitaku është më se e mirëseardhur. Figurat që vijnë prej UÇK’së, duhet të mbesin tutje në PDK dhe nuk duhet të largohen. Edhe zonjën Çitaku e shoh kyçe”, ka thënë Hoxhaj në Kanal 10.

Ai madje ka treguar se e ka nxituar Vlora Çitakun që të garojë për kryetare të PDK-së.

 

\RTV-Okarina\