Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg sot do të vijë në Kosovën

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë sot në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in.

Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

 

 

 

Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.

Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.

 

\RTV-Okarina\