Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për realizimin e projektit që mbështet të rinjtë e komunës sonë, në financimin e iniciativave, ideve dhe biznesplaneve të tyre, bashkë me Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ky projekt është plotë 250,000.00 dollarë.
Postimi i plotë i Jasharit:
“Lajm i jashtëzakonshëm për të rinjtë tonë!
250,000.00 dollarë për të rinjtë e komunës sonë, në financimin e iniciativave, ideve dhe biznesplaneve të tyre.
Sot kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për realizimin e këtij projekti, me Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ky grant është siguruar nga qeveria Japoneze, administrohet nga Banka Botërore kurse implementohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, në shumë totale prej 250,000.00 dollarë.
Komuna jonë bashkëfincon 15% të kësaj vlere financiare.
Përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve tonë do të krijojmë vende të reja të punës dhe përgatitje të të rinjve me trajnime të ndryshme.
Të gjithë përfituesit e granteve dhe trajnimeve do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike që do të shpallen këtë vit e deri në vitin 2023 sa do të zgjasë ky projekt.
Bashkë për rininë tonë!”
\RTV-Okarina\