Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pranoi sot kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit, Mosharraf Hossain Bhuiyan.
Siç thuhet në komunikatën për media, Osmani theksoi që Republika e Kosovës i vlerëson lartë aleatët dhe partnerët e saj dhe se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme nga Bangladeshi.
“Palët diskutuan për mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me fokus të veçantë tek thithja e investimeve dhe identifkimi i mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit të deritashëm”.
“Osmani tha se shpreson që Bangladeshi do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në drejtim të konsolidimit dhe fuqizimit të shtetësisë në rrafshin ndërkombëtar, në veçanti lidhur me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me ç’rast Ambasadori Bhuiyan konfirmoi se Bangladeshi mbetet një përkrahës i përhershëm në këtë drejtim”, thuhet tutje në komunikatë.