Dita e fundit e Messit si lojtar i Barcelonës

 

Sot është dita e fundit e Messit si lojtar i Barcelonës sipas kontratës aktuale.

Lojtari më i mirë në histori të katalonasve gjendet në Argjentinë për ndeshjet me kombëtaren dhe ende nuk ka vendosur nëse do të rinovij.

 

 

Të dy palët kanë qenë në negociata për të vazhduar kontratën por ende nuk ka pasur ndonjë zhvillim konkret.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë lidhet me largim nga katalunasit që nga vera e kaluar, mirëpo rikonfirmimi i Joan Laportas si president i klubit, ka bërë që situata të ndryshojë.

 

 

Ai madje e ka përdorur edhe faktin se do të vazhdoj me Messin për t’i fituar zgjedhjet.

Kështu, pas orës 00:00, njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, do të jetë i lirë të kalojë te çdo skuadër.

Vlera aktuale e tij në treg sipas Transfermarkt është 80 milionë euro, por nëse do ishte nën kontratë me Barcelonën, vlera e tij padyshim se do të kalonte mbi 100 milionë euro.

 

\RTV-Okarina\