Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, në kuadër të turit të Ballkanit do të vizitojë sot Shqipërinë.
Ndërkohë, mësohet se Reeker gjatë ditës do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
Me kreun e opozitës, të sapomandatuar për ta drejtuar PD-në edhe për katër vjetët e ardhshme, do të takohet në mesditë në orën 11:30.
Reeker pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Vizita e zyrtarit të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria nuk mori një dritë jeshile nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave.
Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri Rama së bashku me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kërkuan edhe ndihmën e SHBA-së që të ndikojë te BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt BE-së duke e quajtur vendimin e tyre një dështim të përsëritur.
Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha para disa javësh.