Gjuriq reagon ndaj deklaratës së ish-ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku

 

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-ambasadores së Kosovës në këtë vend, Vlora Çitaku.

Gjuriq i quajti deklaratat e Çitakut të turpshme.

Ai tha se falsifikimi i historisë mund të helmojë brezat e ardhshëm me urrejtje.

“Kjo është thjesht e turpshme. A nuk mund të na lini as ditën tonë kombëtare në paqe?Faleminderit që i treguat botës se ajo për të cilën ju qëndroni me të vërtetë është intoleranca dhe urrejtja etnike fisnore. P.S. Falsifikimi i historisë nuk do të ndihmojë kauzën tuaj, ai vetëm mund të helmojë brezat e ardhshëm me urrejtje”.

 

 

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka reaguar ish-emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku i uronte serbët për Vidovdan.

Çitaku në reagimin e saj i ka sqaruar Genellit se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”.

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, gjatë ditës së djeshme ka shkruar për festën e serbëve, Vidovdanin.

 

 

Ai thotë se duhet nderuar heronjt e Vidovdanit, meqë më 1389-të, nisi beteja kundër osmanëve në Kosovë.

”Sot nderojmë heronjtë #Vidovdan”.

”Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në #Kosovë”.

”Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”.

 

\RTV-Okarina\