Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe sot dhe situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të jetë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale të ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.
\RTV-Okarina\