Firmoset ujdi në vlerë të 40 milionë eurove për mbështetje të sektorit privat

Është nënshkruar marrëveshja në vlerë prej 40 milionë euro për mbështetje të sektorit privat në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Financave, përderisa njoftojnë se marrëveshja u nënshkrua gjatë takimit që u zhvillua të hënën ndërmjet përfaqësuesëve të Bankës Evropiane për Investime dhe Qeverisë së Kosovës.

Sipas zëvendëspresidentes së BEI, Lilyana Pavlova, kjo marrëveshje synon që të ndihmojë ndërrmarrjet, për të tejkaluar efektet që pandemia COVID-19 pati tek to.

 

 

“Duke iu bashkuar iniciativës Team Europe, Banka Evropiane për Investime ka pasur për qëllim të tregojë mbështetjen e vazhdueshme për rajonin në kohë të krizës COVID-19”, ka thënë Pavlova.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky projekt do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë, sidomos tek sektori privat në Kosovë’’.

Ndërsa si përfitues i këtij projekti, drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garantim të Kredive Besnik Berisha tha se kjo marrëveshje vjen në momentin e duhur kur ekonomia e Kosovës po kalon periudhën e rimëkëmbjes dhe masat e tilla të drejtpërdrejta, që synojnë rritjen e investimeve private.