Sot, patriarku serb Porfirije do të shërbejë në liturgjinë në Manastirin e Graqanicë, me rastin e festës së Vidovanit, datë kjo e cila festohet në kujtim të Betejës së Kosovës.
Liturgjia, e cila filloi pas një ceremonie fetare Graçanicës, së bashku me kryepeshkopët dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe, besimtarë të shumtë u mblodhën në portat e manastirit, si dhe zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues të serbëve nga Kosova, raporton KosovoOnline.
Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, si dhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Dalibor Jevtiq.