Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zaharova ka thënë se “Kosova nuk është shtet”.
Siç ka shtuar ajo në një intervistë për Kurir “Kosova është një vrimë e zezë në Evropë, ku lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe ku krijohet një atmosferë e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare dhe fetare”.
Zaharova kësisoj ka kujtuar që sipas saj “10 vjet më parë, televizioni CNN shfaqi vazhdimisht reklamën “Kosova është një vend i mundësive”.
Zëdhënësja e MPJ-së ruse theksoi gjithashtu se projekti perëndimor “Kosova” dështoi, pavarësisht, sipas saj, “nga paratë e mëdha që “u derdhën në të”.
“Autoritetet e reja të Kosovës, të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, po predikojnë ekstremizëm të hapur politik. Kosova është bërë një problem për kontinentin Evropian”, tha Zaharova.
Zaharova thekson se marrëveshjet e Brukselit ishin harmonizuar në vitin 2013 dhe se Beogradi përmbushi pjesën e vet të këtyre zgjidhjeve, ndërsa Prishtina refuzoi të sigurojë kushtin kryesor – krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
\RTV-Okarina\