Nga sot, në Itali është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse.
Përmirësimi i situatës nga COVID-19 në të gjitha rajonet e Italisë ka bërë që i gjithë vendi të cilësohet si zonë e bardhe nga data 28 qershor, çka heq detyrimin e mbajtjes se maskës në ambientet e jashtme sipas protokolleve antiCOVID. Por sërish nëse nuk është e mundur mbajtja e distancimit social dhe në një ambient të jashtëm ka shumë njerëz, maska duhet mbajtur.
Po kështu në ambientet e brendshme maska do të jetë sërish e detyrueshme për t’u mbajtur. Qytetaret do të jenë të detyruar ta mbajnë maskën në klube, dyqane, qendra tregtare në transportin publik përfshire udhëtimet me tren e aeroplan. Ndërsa në bare e restorante do të jetë e mundur të hiqet maska vetëm të ulur në tryezë.
\RTV-Okarina\