171 raste aktive me Covid në Kosovë

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 171.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280, ndërsa deri tani nga coronavirusi kanë vdekur 2,256 persona.

 

 

 

 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.

Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

\RTV-Okarina\