Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke punuar në zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit që është nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 kur ai ishte kryeministër i Qeverisë.
Hoti në seancën e Kuvendit ka thënë se ky subjekt parlamentar kërkon debat parlamentar për punët e Qeverisë sa i përket marrëveshjes së Washingtonit.
“Kjo marrëveshje është kritikuar nga të gjitha partitë opozitare që ishin atëherë, me argumente të paqëndrueshme, besoj me motive politike jo fisnike, thjesht për të rritur militantizmin e verbër politik të përkrahësve të tyre.
Tash, një pjesë e tyre është në pozitë dhe presim të tregojnë një maturi më të madhe sesa kur ishin në opozitë, karshi çështjeve siç është kjo marrëveshje” .
“Atëherë thonin se kjo marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e a Bardhë e cenon sovraniteitn e Kosovës. Tash e kanë në duar studimin e fizibilitetit të kryer nga Shtëpia e Bardhë, për këtë pres deklarim nga Qeveria.
Dua t’i pyes se tani ‘A e cenon sovranitetin e Kosovës studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit që u bë nga mbrojtësi më i madh i sovranitetit të Kosovës”, ka thënë Hoti.
\RTV-Okarina\