President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shpalosur një plan për të rritur financimin e policisë së shtetit, kjo për të luftuar sa më shumë vrasjet që janë duke ndodhur atje.
Ai ka deklaruar se në zonat ku krimi është më i lartë mund të punësojnë më shumë personel të zbatimit të ligjit, ku thuhet se një pjesë e parave do të merret nga fondet e ndihmës për koronavirusin.
Strategjia e Biden për luftimin e krimit bën thirrje që të kufizohet numri i tregtarëve mashtrues të armëve dhe të ndalet trafikimi i armëve të zjarrit.
Republikanët janë duke i quajtur demokratët si të dobët në menaxhimin e krimit, shkruan BBC.
Biden kërkoi nga zyrtarët e qyteteve dhe shteteve në të gjithë SHBA-në që paratë shtesë për financimin e oficerëve të policisë t’i përdorin nga fondi prej 350 miliardë dollarë që është ndarë për menaxhimin e situatës me COVID-19.
“Kjo do të thotë më shumë oficerë të policisë, më shumë infermierë, më shumë këshilltarë, më shumë punonjës socialë ose persona të cilët në komunitet ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve përpara se të përshkallëzohen në krime”, tha i pari i SHBA-së.
Ky projekt i Biden tjetër përfshin edhe mbështetje për projektet që janë kundër dhunës në komunitet, mundësitë e punësimit dhe aktivitetet verore për adoleshentët dhe të rinjtë si dhe mbështetjen për të burgosurit të cilët dalin nga burgu.
\RTV-Okarina\