Futbollisti francez Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në mesin e futbollistëve që luajnë në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2020”.
Sipas hulumtimit të ekipit KPMG Football Benchmark, totali i 10 futbollistëve më të shtrenjtë në EURO 2020 është 1 miliard e 189 milionë euro.
Futbollisti 22-vjeçar francez Mbappe me 189 milionë euro renditet i pari ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë janë lojtarët anglezë Harry Kane (127 milionë euro) dhe Marcus Rashford (121 milionë euro).
Në listë nga Anglia gjenden 4 futbollistë, nga Belgjika 2 ndërsa nga Franca, Holanda, Gjermania dhe Portugalia nga një futbollist.
“10 futbollistët më të shtrenjtë në EURO 2020” janë si në vijim:
Futbollistët Vlerë (euro)
Kylian Mbappe (Francë) 189 milionë
Harry Kane (Angli) 127 milionë
Marcus Rashford (Angli) 121 milionë
Raheem Sterling (Angli) 115 milionë
Kevin de Bruyne (Belgjikë) 115 milionë
Bruno Fernandes (Portugali) 114 milionë
Jadon Sancho (Angli) 110 milionë
Romelu Lukaku (Belgjikë) 105 milionë
Frenkie de Jong (Holandë) 100 milionë
Joshua Kimmich (Gjermani) 93 milionë