Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se ky shtet nuk duhet ta marrë për të mirëqenë pozicionin aktual të fuqive perëndimore se ata nuk do të dorëzohen sa i përket pavarësisë së Kosovës.
Ai vlerëson se “në marrëdhëniet ndërkombëtare asnjëherë nuk ka kuptim të fjalëpërfjalshëm”, raporton H1.
“Serbia është e vetmja që kurrë nuk duhet të pajtohet për ta ndryshuar pozicionin e saj lidhur me pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është themeli i identitetit tonë kombëtar për më shumë se gjysmë mijëvjeçari”.
\RTV-Okarina\