Akademia Diplomatike e Kosovës do të organizojë konferencën ndërkombëtare me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”.
Do të jetë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ajo e cila do ta mbajë fjalën hyrëse në këtë konferencë.
Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe ambasadori Wolfgang Petritsch, president i Fondacionit Austriak Marshall Plan, profesori David L Phillips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Columbia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Sebastien Gricourt, drejtor i Observatorit Ballkanik në Fondacionin Jean Jaures.
Konferenca akademike do të fillojë punimet në Prishtinë, në orën 09:00.
\RTV-Okarina\