Anëtari i Kryesisë së PDK-së Lirak Çelaj thotë se kjo parti gjeti kohën më të gabuar për të organizuar zgjedhje të brendshme.
Çelaj thotë se procesi zgjedhor brenda PDK-së është shumë i vonuar dhe koha e prezantimit të kandidatëve është shumë e shkurtër.
“Është koha më e gabuar e mundur për PDK-në për t’i hyrë procesit të brendshëm zgjedhor sepse jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Mendoj se është moment i gabuar që ne të merremi me veten në prag të këtij procesi zgjedhor. Procesi është dashur të ndodh menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Tash është vonë”, tha Çelaj në “Debat Plus”.
Çelaj thotë se zgjedhjet e brendshme po bëhen për t’i ikur përgjegjësisë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai thotë se shpreson që në garë të ketë më shumë se dy kandidatë.
“Është dashur të ketë më shumë kohë që kandidatët të prezantojnë platformat e tyre. Zgjedhjet në këtë kohë kaq shpejt janë të gabuara. Është dashur të i jepet më shumë kohë edhe strukturave të partisë për të vlerësuar kandidatët”, tha ndër të tjera Lirak Çelaj.
\RTV-Okarina\