Merret vendim për masat e reja, këtyre personave iu ndalohet hyrja në Kosovë

 

 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë miratuar masat e reja.

Me këto masa, iu ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës personave të cilët kanë vizituar Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut në dy javët e fundit.

 

 

Përveç: shtetasve të Republikës së Kosovës, personave me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, diplomatëve të huaj dhe personelit mjekësor, të cilët me hyrjen në Kosove duhet të paraqesin test RT-PCR negativ për COVID-19, të bërë në 72 orët e fundit dhe të cilët duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14) ditë, duke u testuar dy herë në javë.

 

 

Karantina mund të ndërpritet me paraqitjen e testit RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë jo më herët se pesë ditë pas hyrjes.

 

\RTV-Okarina\