Komisioni për Legjislacion e Mandate e ka miratuar sot kërkesën për raportim në Kuvend të ish-gjyqtarit të Eulexit, Malcolm Simmons.
Koha e raportimit nuk është bërë e ditur ende për shkak tse Simmons jeton jashtë Kosovës, dhe për këtë pritet të ketë koordinim mes ish-gjyqtarit, Komisionit dhe Kuvendit.
Simmons i kishte drejtuar një shkresë Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që Komisioni Parlamentar për Legjislacion të dëgjojë deklarimet e tij lidhur me pretendimet për parregullsitë në funksionimin e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Malcolm Simmons kishte deklaruar se ky mision në disa raste nuk i ka zbatuar parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm në Kosovë.
Për këto pretendime të tij, ai kishte kërkuar të flasë para deputetëve të Kuvendit Kosovës.
\RTV-Okarina\