SHSKUK: 63 pacientë me Covid po trajtohen në spitalet e Kosovës

 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 63 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK, spitalet COVID dhe ato të përgjithshme.

23 prej këtyre pacientëve janë pozitivë me COVID-19, 50 me oksigjeno-terapi, kurse tre prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

 

Sipas njoftimit të ShSKUK-së në Klinikën Infektive aktualisht janë duke u trajtuar 12 persona, kun ë gjendje të rëndë është njëri prej tyre.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 47 pacientë të shtrirë, ndërsa 16 janë në spitalet e përgjithshme.

 

\RTV-Okarina\