Janë ngritur 55 aktakuza ndaj 65 personave në 24 orët e fundit

 

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 65 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë personave të dyshuar.

 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave, si dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 11 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

 

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur 20 aktakuza kundër 23 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

 

\RTV-Okarina\