Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, nisi sot vizitën zyrtare në Austri.
Në takimin i cili është duke u zhvilluar tani, Osmani do të diskutojë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në rrugën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe konkretizimin e bashkëpunimit për avancimin e Agjendës së Gjelbër.
Përveç homologut austriak, Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Gewessler, me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike, do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore.
Gjatë qëndrimit në Austri, Osmani do të takojë edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucionalë, shkruan albinfo.at.
\RTV-Okarina\