Haxhiu njofton që është proceduar në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sot është proceduar në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Haxhiu thotë se ky projektligj i hap rrugë investimeve në Kosovë.

“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin per themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.

 

 

Falenderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar Haxhiu.

 

\RTV-Okarina\