Konjufca: Institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë Kosovës

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani, ndërsa tha se Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.

Konjufca në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në takimin me kryetarin e Budenstagut, Wolfgang iu falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, ndërsa kanë folur për luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.

 

 

“Sot bashkë me shefin e stafit, Ilir Kërçeli, ambasadorin Beqë Cufaj dhe diplomaten Valëza Oruqi pata nderin ta takoj dr. Wolfgang Schauble kryetarin e Bundestagut.

Në takimin e përzemërt me Dr Schauble ju falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.

Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.

Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës”, shkruan Konjufca.