Pjesëtari i FSK-së, del i pari në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” në Kroaci

 

Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021.

Gara e “Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë ( FSK ) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.

Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur “Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021”.

 

 

Garën me sukses ka arritur që ta përfundoj edhe garuesja tjetër FSK-së ushtar Endrita Brahimi.

Pjesëmarrësit e kaluan së bashku në disa vështirësi , ku pjesë e saj ishte edhe përshkuar rrugës me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina Ushtarake.