Në agjendën e Shënimit të Ditë së Çlirimit të Skenderajt, kryetari Jashari vizitoi edhe shfaqjen ” Kuvendi i Kafshëve”, të teatrit për fëmijë “KAQURRELAT”, me regji të Shaqir Bejta, shfaqje e cila i mbushi me emocion e ndjenjë feste të gjithë të pranishmit.
Jashari deklaroi që secili nga ne si prind, e kemi për obligim që fëmijët tonë t’i rrisim, edukojmë e mishërojmë me vlerat tona kombëtare, sikurse këta femijë që me krenari e gëzim festuan bashkarisht këtë ditë të veçantë.
Aktivitetet vazhduan tutje edhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku ansambli “Drenica”, intrepretoi këngë e valle, në nderim të luftës dhe heronjve tonë.
\RTV-Okarina\