Kryetari Jashari ndau mirënjohje dhe dhurata për nxënësit e dalluar të komunës, me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt

 

 

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, kryetari Jashari nderoi me mirënjohje e dhurata nxënësit e dalluar të komunës sonë, të cilët kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme në garat në nivel vendi.

Me këtë rast, Jashari përgëzoi nxënësit e po ashtu edhe mësimdhënësit për sukseset e arritura dhe njëkohësisht inkurajoi që të vazhdojnë angazhimin e tyre në mësimnxënie, përkatësisht mësimdhënie.

 

 

“Komuna që unë udhëheq do të vazhdojë të përkrahë nxënësit dhe mesimdhënësit, përmes krijimit të kushteve më të favorshme dhe avancim të arsimit në komunën tonë.

 

 

Në fund, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve iu urova 18 qershorin- Ditën e Çlirimit të komunës sonë!

Bashkë për të tashmen dhe të ardhmen tonë!”, deklaroi mes të tjerash Jashari.

 

\RTV-Okarina\