Sot, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe asambleistë, vizituan shtëpinë e axhës Hajrullah Hyseni, i larguar nga fshati Likoc i Skenderajt në vitin 1968, në Zahaq të Pejës të cilit çetnikët serb ia vranë 4 djem dhe dy nipa, në masakrën e Zahaqit, me 14 maj 1999, si njëra ndër masakrat më makabre që shteti serb ka bërë në Kosovë.
Në këtë masakër ishin vrarë edhe qytetarë tjerë nga fshatrat Kryshec, Terstenik, Abri dhe nga komuna e Pejes.
“Axhën Hajrullah e falënderova për mikpritjen dhe i urova shëndet e mbarësi bashkë me dy djemtë nga 6 sa kishte dhe me nipa e mbesa që sot kanë mbushur shtepinë plotë.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, shkruan mes të tjerash kryetari Jashari.
\RTV-Okarina\