Numri i të vdekurve në Brazil nga COVID-19 pritet të kalojë 500 mijë këtë të shtunë teksa ekspertët po paralajmërojnë se shpërthimi i dytë më vdekjeprurës në botë mund të përkeqësohet për shkak të vaksinimeve të vonuara dhe mos mbajtja e distancës sociale.
Vetëm 11 përqind e brazilianëve janë vaksinuar plotësisht dhe epidemiologët paralajmërojnë që me mbërritjen e dimrit në hemisferën jugore dhe varianteve të reja që COVID-19 që janë në qarkullim vdekjet do të vazhdojnë të rriten, shkruan Reuters.
Brazili sipas World Meters zë vendin e tretë në botë me 17 milionë e 802 mijë e 176 persona të infektuar, 498 mijë e 621 viktima nga COVID-19 dhe 16 milionë e 136 mijë e 968 pacientë të shëruar nga ky virus.
\RTV-Okarina\