16 raste pozitive dhe një i vdekur nga Covid në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur nga COVID-19, ndërsa 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkaq, për 24 orë janë dhënë 7018 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.

Në total numri i rasteve aktive është 176.

 

\RTV-Okarina\